Nina nana djalin tem

Nina nana djalin tem

Nina nana Sylejman,
Nuk ka nana hiç kërkan,
Veç allahun – babën tan.

Nina nana n’djep me sanë,
Rritma djalin,
Me babë me nanë.

Nina nana n’djep me dushk,
Rritma djalin,
Banma çaush.

Nina nana n’djep me kashtë,
Rritma dajlin,
Banma pashë.

Nina nana n’djep me tallë,
Rritma djalin,
N’ketë mahallë.

Nina nana n’djep të drunit,
Ti u basfsh,
Plak i katunit.

Nina nana po t’përkuni,
Djalin tem e ze gjumi.

(Ninullë e kënduar në fshatin Priboc,(Kosova Lindore) e tregoi Fahrije Tafili, më 01. 09. 2013 në Gjilan, moshë 81 vjeç. E shkruajti Ismet Tafili)

Read More

Nina nina, vajzë e nanës

Nina nina, vajzë e nanës

Mori cuce për bukuri

U bafsh si lule për hijeshi

Fle si gjingj e cohu si rrunxe

Qingja e nanes nina ni

Vajze u rritsh e u fejofsh!

U martosh e u lulzosh

Dalsh ti bij me hijeshi

E u permendsh-o për urti

Ju rritsh nanes e nalt me shtat

T’u baft shtati si bajrak

E t’u mushet fytyra me gjak

Nina nina po të perkundi

Gjumi vjen kadale kadale

Ec “emri i vajzes” me ma mare

Po vjen gjumi tuj pëvetë (duke pyetur)

E kam vu vajzen ne djep

Hajde gjum kadalë kadalë

A p’e merr ti shumë a pak

Nuk ta la por nji sahat

Flej moj cuce, e mshili syt!

Kur t’mi çilsh, i çilsh si hyjt

I çilsh si hyjt e çilsh si hane

Ani te rrisin bab’e nane

Po m’u rritsh me rob te tanë

Read More

Ninull Mushtishti

Nina-nana, nin me fjetë,
Ty të martë ni gjumë i lehtë,
Gjumi i lehtë, gjumi sevda,
Ty t’ban nana motër e vlla.

Mushtisht ( Therandë) 1974

Read More

Ninull Kruje

Nina-nin të zante gjumi
Nina-nin, të zante gjumi,
nina-nin, të zante ne djep
të ka nana zog me fletë.
Sillet gjumi rreth e qark,
të vijë, djalë, përmbi kasnak;
te t’rris’ nana te t’çoj në shkollë,
kam me t’dhanë librat në dorë.
Djepi jot është mbush’ me bar,
ka mbrend’ serm, ka mbrend’ ar.
Nina-nin, të marrte gjumi,
të ligat ti martë lumi
t’i mart’ lumi, t’i martë deti,
te ka nana zog xheneti!

Krujë, 1963

Read More

T’përkund motra

 

 

Nina motra kapuçin me tufa,

t’përkun motra n’djep me lula!

 

Desivojcë (Dardanë)

Read More

Ninull Shkodrane

Nina nina, o more bir
Flej se gjumi të ban mirë
Të ban mirë e të rahaton
Shtatin, bir, ta pushon
Gjumi gjumi rehatshumi
Vjen me te marrë porsi pellumbi
M’u bafsh, bir, plak i Katundi!
ç’po i këndon-o djali gjumit
Si vida q* i këndon pellumbit
ç’po i këndon-o djali djepit
Si bylbyli ne gemb te plepit
Kndoi, kndoi, kndosh i bardhe
Rrite Zot, q* e ke fale!
Nina, nina, more bir
Flej, se nana të don mirë
Sa dekika q* ka sahati
Njashtu, djalë, t’u rritet ty shtati
Flej, o djalë se te ka fale Zoti
U bash trim si Kastrioti!
Flej, o djalë, ti flesh i bardhe
E gjithkund t’u dhashte mbarë!
T’a avite gjumi te kasnaku
Bir, te syni e te kapaku
Sa te mirë nana e ka djalin
Lum për Zotin q* na e fali
Ma ka falë, don me ma rrite
Ma gëzosh emnin q* te kam ngjitë
Mori mollë, ma gzosh të ...

Read More

Nina-nana, çika e nanës

Nina-nana, çika e nanës

Ti m’u rritsh si rremi thanës!

Si rrem i thanës, si rrem i mollës

Vinë e t’thrrasin shoqet e shkollës!

Shoqet e shkollës, shoqe shumë,

Për ty bafsha lum e lum!

 

Desivojcë (Dardanë) 1976

Read More

Nina-nana n’djep me sanë

Nina-nana n’djep me sanë

Ti m’u rritsh me babë e nanë!

Nina-nana n’djep me kashtë

T’u rrit shtati dhe t’u trashtë!

Nina-nana n’djep me dushk

Ta marr nusen me niqin krushq!

 

                         Desivojcë (Dardanë) 1973

Read More

Flej moj cucë

Flej moj cucë e msheli sytë

Kur t’mi çelsh, çeli si yjtë

I çelsh si yjtë, i çelsh si hanë

Ti u rritsh me babë e nanë.

 

Pllumbi ka krah e fletë

Ti me paq shendet e jetë

Kurr ni e keqe mos të gjetë

As sa je quet as sa je fjetë

T’shkofshin t’ligat n’mal të shkretë

Ku nuk knon as pulë as gjel

Ku s’kullot as ka as edh.

 

Busavatë (Dardanë)

Read More

Nina-nana djali i lokës

Nina-nana djali i lokës,

Ju bafsh gjyshës njeri i tokës!

Nina gjyshja fjetsh për n’i dakik

Ju bafsh gjyshës ma i madhi shpijanik!

 

Desivojcë (Dardanë) 1971

Read More